Barcelona arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Alavesit në fundjavë, rezultat i cili i lejon katalanasit të mbajnë vendin e parë në renditje, pas barazimit të Real Madridit 1-1 në udhëtim tek Gironës.
Megjithatë, pas përfundimit të sfidës, në bankën rezervë të Barcelonës u vu re një moment emocional. Trajneri Hansi Flick u pa i prekur, ndërsa pranë tij qëndronte Raphinha.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Atletico Madridit, Flick zbuloi arsyen që e çoi drejt emocionimit.
Trajneri gjerman bëri të ditur se përjashtimi i dy anëtarëve të stafit teknik në fund të ndeshjes — mes tyre edhe Marcus Sorg, zëvendëstrajner i tij ka qenë arsyeja kryesore e reagimit të tij.
“Isha i zhgënjyer sepse humbëm shumë topa gjatë lojës, por mbi të gjitha sepse dy anëtarë të stafit u përjashtuan në fund të ndeshjes. Marcus Sorg është një mik i imi dhe nuk preferova të thosha asgjë në atë moment për shkak të nxehtësisë së situatës,” deklaroi Flick.
Ai shtoi se fillimisht kishte menduar të shkonte në dhomën e zhveshjes për të diskutuar situatën, por më pas vendosi të qëndronte jashtë për t’u qetësuar.
“Qëndrova aty derisa e mora veten. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është normale që ndonjëherë të ndodhin edhe situata të tilla,” përfundoi trajneri i Barcelonës./Arbresh.info
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...