Ministri në detyrë i Bujqësisëm, Faton Peci ka marrë pjesë në përurimin e rrugës që tani e tutje mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit, një prej figurave më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai atje mori pjesë me ftesë të Kongresit Amerikan, shkruan Arbresh.info
“Me ftesë të Kongresit Amerikan, pata nderin e veçantë që sot në New York të jem pjesë e përurimit të rrugës që tani e tutje mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit, një prej figurave më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. Isa Boletini në New York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë. Faleminderit miqve kongresmenë, autoriteteve të New York dhe komunitetit shqiptar për përkushtimin e tyre të palodhur. Diaspora jonë ka qenë dhe mbetet një forcë e jashtëzakonshme e imazhit dhe interesave të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Peci.
“Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura të përjetshme miqësie e bashkëpunimi, me dinjitet, me punë dhe me krenari, ashtu si do të donte Gjeneral Boletini. Zoti e bekoftë Amerikën Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën përjetësisht të lirë!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova