Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj – i njohur edhe me nofkën “Çeliku”, duke e liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Vendimi erdhi pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjatë të cilit Limaj insistoi në pafajësinë e tij dhe në karakterin e drejtë të luftës së UÇK-së.
Limaj, i cili në atë kohë ishte deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ishte arrestuar në shkurt të vitit 2003 nga Tribunali i Hagës, nën dyshimet për përfshirje në krime gjatë luftës. Lirimi i tij u prit si një moment i rëndësishëm politik dhe shoqëror në vend.
Më 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj u rikthye në Kosovë, ku në Aeroportin e Prishtinës u mirëprit me nderime të veçanta nga liderët më të lartë politikë dhe ushtarakë të Kosovës. Në pritje kishin dalë ish-komandantët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Azem Sylën, Sylejman Selimin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Ramë Bujën dhe Agim Çekun.
Atmosfera në aeroport ishte festive. Mijëra qytetarë ishin mbledhur për të përshëndetur kthimin e Limajt dhe për të festuar atë që e konsideronin një fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe një dëshmi të luftës së pastër të UÇK-së. Flamuj, brohoritje dhe emocione të forta shoqëruan momentin e rikthimit të tij në atdhe.
Kthimi i Fatmir Limajt më 2005 mbetët një nga ngjarjet më të kujtuara në historinë e pasluftës në Kosovë.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...