Sri Lanka shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, ndërsa numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e shkaktuara nga cikloni “Ditwah” u rrit në 153, ndërsa 191 persona të tjerë janë raportuar të zhdukur.
“Moti ekstrem ka shkatërruar më shumë se 15,000 banesa, duke zhvendosur 78,000 banorë në strehimore të përkohshme shtetërore”, tha Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive.
Zyrtarët thanë se rreth një e treta e vendit ishte pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm, pasi linjat e energjisë ishin shembur dhe objektet e pastrimit të ujit ishin përmbytur. Lidhjet e internetit u ndërprenë gjithashtu në shumë zona.
Cikloni “Ditwah” u largua sot nga ishulli dhe po shkon drejt Indisë fqinje në veri./atsh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...