Lideri i Superligës së Kosovës në basketboll, KB Bashkimi, ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të mirë.
Jan Palokaj është bashkuar me gjigantin kroat, Cibona.
Basketbollisti që ka pasaportë edhe të Kroacisë, ishte një nga shtyllat kryesore të prizrenasëve në edicionin aktual kampional, sikurse edhe në paraqitjet evropiane të “Arpagjikëve”.
Ish-kampionët e Euroligës, duket se e kanë spikatur Palokajn pikërisht në ballafaqimin 4 Nëntorit, ku u mposhtën në Prizren nga Bashkimi, me rezultat 89-69.
25 vjeçari i lindur në Zagreb, në Kroaci luajti edhe për ekipin e vendit të lindjes, sikurse mbrojti ngjyrat edhe të Boscos e Zadarit.
Ndërkaq në Kosovë, ishte pjesë e Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit./Klankosova.tv
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...