Institucioni i futbollit evropian, UEFA ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në urimin e saj në Facebook, UEFA e ka cilësuar Shqipërinë një komb të pasionuar pas futbollit, duke rikujtuar edhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Evropian U17 në vitin 2025.
“Një komb i apasionuar pas futbollit, ju sollët një U17EURO 2025 të paharrueshëm”, shkroi UEFA.
Në vazhdim, institucioni evropian ka theksuar se Shqipëria tashmë po përgatitet të jetë bashkë-organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027, së bashku me Serbinë, duke shtuar se vendi “është gati të shkëlqejë sërish në skenën evropiane”. /Klankosova.tv
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol