Marc Cucurella ishte një nga figurat kryesore të takimit të së martës mes Chelseat dhe Barcelonës. Mbrojtësi spanjoll zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke neutralizuar plotësisht talentin blaugrana Lamine Yamal, i cili nuk arriti të krijojë asnjë rast të rrezikshëm gjatë gjithë sfidës.
Cucurella jo vetëm që u tregua i pakalueshëm në mbrojtje, por luajti rol vendimtar edhe në aspektin ofensiv: ai ishte protagonist në aksionin e golit të parë të Chelseat, ndërsa më vonë provokoi edhe kartonin e dytë të verdhë të Ronald Araújos, duke e lënë Barcelonën me një lojtar më pak, shkruan Marca, përcjell Arbresh.info.
Ironia e ndeshjes qëndron në faktin se pikërisht një futbollist i rritur te La Masía ishte ai që i prishi planet Barcelonës. Cucurella u largua nga klubi katalanas pasi nuk shihte të ardhme në ekipin e parë, me Jordi Albën që i bllokonte hapësirën dhe drejtuesit që nuk ishin të bindur për potencialin e tij.
Historia e shitjes së tij tregon se Barça nuk arriti të përfitonte ekonomikisht nga rritja e mbrojtësit. Në total, klubi katalanas arkëtoi vetëm 9,8 milionë euro, të shpërndara në disa operacione: fillimisht 2 milionë nga Eibar, më pas e rikuperoi për 4 milionë për ta shitur menjëherë te Getafe për 10 milionë, duke mbajtur 10% të kartonit. Kjo përqindje i solli edhe 1,8 milionë të tjerë kur Brighton shiti lojtarin te Chelsea për 63 milionë euro.
Një shumë modeste në krahasim me vlerën që ka sot Cucurella, i cili vazhdon të dëshmojë se Barcelona gaboi kur nuk besoi tek ai.
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin