Kylian Mbappe është shpallur ‘Lojtari i Javës’ në Ligën e Kampionëve, pas mjeshtërisë së tij të shkëlqyer me katër gola që e ndihmoi Real Madridin të fitonte me rezultatin 4-3 ndaj Olympiacos të mërkurën në mbrëmje.
Me këtë triumf, Real Madridi u ngjit në vendin e pestë në renditjen e Ligës së Kampionëve me 12 pikë, duke qenë i vendosur të garojë për një nga tetë vendet e para që kualifikohen automatikisht në fazën eliminatore, me tre ndeshje të mbetura për t’u luajtur.
Goli i Mbappes jo vetëm që i siguroi tre pikët, por e çoi atë në krye të listës së golashënuesve të turneut me nëntë gola.
Mbappe në këtë garë mposhti lojtarë tjerë që shkëlqyen të mërkurën mbrëma, si Vitinha, i cili përfundoi i dyti, Pierre-Emerick Aubameyang i treti dhe Serhou Guirassy i katërti.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...