Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesit e UEFA-s, Ales Zavrl, Drejtor i Licensimit të Klubeve, dhe Madina Shukoor, Koordinatore e Licensimit të Klubeve, të cilët zhvilluan një takim me ekspertët e kritereve të licensimit në FSHF për procesin e licensimit të klubeve.
Gjatë takimit u diskutua funksionimi i plotë i sistemit kombëtar të licensimit, duke përfshirë rregulloret, proceset e licensimit dhe monitorimin e klubeve që marrin pjesë në garat vendase dhe europiane.
Administrata e FSHF-së u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Drejtor Administrativ, Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, si edhe ekspertët e kritereve të licensimit.
Në qendër të axhendës ishin standardet e UEFA-s, kriteret sportive dhe teknike, aspektet sociale dhe mjedisore, qëndrueshmëria financiare, skema e solidaritetit, licensimi i futbollit të vajzave dhe zhvillimet në sistemin e menaxhimit të futbollit.
Gjatë vizitës, Aleš Zavrl zyrtarizoi gjithashtu lajmin se Workshop-i Rajonal i Licensimit të Klubeve 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 shkurt, duke mbledhur federatat e rajonit dhe përfaqësues të UEFA-s për trajtimin e standardeve dhe sfidave në fushën e licensimit dhe qëndrueshmërisë financiare.
Takimi forcon bashkëpunimin mes FSHF-së dhe UEFA-s dhe thekson angazhimin e përbashkët për rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...