Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga Ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.
Zëvendëskryeministri e informoi ministrin Krichbaum mbi ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës. Theksoi rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.
Rreth procesit të integrimit evropian, zëvendëskryeministri shprehu rëndësinë e pranimit të pyetësorit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, i cili hap rrugë për bashkëpunim dhe përafrim më të ngushtë me BE-në dhe avancimit të perspektivës evropiane. Ai shtoi se integrimi në BE mbetet për Kosovën orientim strategjik dhe aspiratë kyçe, ndërsa mbështetja qytetare për anëtarësimin në BE vijon të mbetet më e larta në rajon. Krahas avancimit të rrugëtimit drejt BE-së, zëvendëskryeministri theksoi edhe rëndësinë e përfundimit të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Në takim u bisedua edhe mbi aktualitetin në vend, situatën në rajon, dhe procesi i dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ministrin Krichbaum për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës. Prezent në takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti./Arbresh.info



Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme