Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i Prishtinës është përdorur për qëllime elektotale.
Në një konferencë për media ai tha se kryeqyteti ka punuar me 1/12 e buxhetit emergjent.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, në mungesë të kauzave të vërteta politike, ka vendosur të sabotojë, të marrë peng qytetarët e Prishtinës dhe të mbajë peng qytetin e Prishtinës, duke bërë betejën politike në kurriz të tyre. Nuk besoj se kanë kaluar dy javë prej kur nga kryetari i Komunës së Prishtinës dëgjonim se si do të transformohet trafiku urban, ndërsa tani nga transformimi kemi kaluar në ‘bankrotim’; po shihet qartë se po shtohet kjo propagandë që po bëhet. Në mungesë të kauzave politike kjo po keqpërdoret, madje po shfrytëzohet në kurriz të qytetarëve duke u mohuar atyre shërbime publike, vetëm e vetëm që të fajësohet qeveria apo Ministria e Financave.”
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00