Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se propozimi i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë i pranueshëm, por vetëm nëse adreson plotësisht nevojat dhe pritshmëritë e sigurisë si të Moskës, ashtu edhe të Kievit.
“Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, plani i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës mund të pranohet nëse përmbush nevojat e sigurisë si të Moskës ashtu edhe të Kievit,” raportoi Sabah.
Erdogan, i pyetur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bazuar në planin 28-pikësh të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh:
“Një marrëveshje, mbi propozimin e Trump, do të jetë e mundur nëse plani përmbush pritjet legjitime dhe nevojat e sigurisë të palëve, pa krijuar paqëndrueshmëri të re,” tha ai për të përditshmen turke.
Deklaratat e presidentit turk vijnë ndërsa diskutimet mbi një zgjidhje të mundshme diplomatike për luftën në Ukrainë po intensifikohen në nivel ndërkombëtar./euronews/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...