Situata nga moti i keq në qarkun e Elbasanit dhe të Gjirokastrës duket se po shkon drejt përmirësimit. Në qarkun e Elbasanit, reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të ulët, ndërsa Emergjencat Civile në bashkitë e qarkut raportojnë se nuk ka problematika të evidentuara.
Lumi Shkumbin ka prurje mbi mesatare, por pa shkaktuar probleme përgjatë shtratit të tij. Ndërkohë, HEC-i i Banjës ka shtuar shkarkimet duke kaluar në 200 m³/sek, përveç prodhimit prej 100 m³/sek, pasi edhe Moglica ndodhet në kuota maksimale. Autoritetet bëjnë të ditur se situata do të analizohet në vijim.
Fushat e Sulovës, të cilat ndodhen në hartën e rrezikut në rast shkarkimesh nga HEC-i i Banjës, deri tani nuk rezultojnë të rrezikuara dhe nuk kanë shfaqur probleme me ujë apo përmbytje.
Edhe në qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar reshje shiu zonale me intensitet të ulët, të shoqëruara me kthjellime. Njësitë vendore kanë vijuar punën për eliminimin e problemeve të evidentuara. OSHEE njofton se furnizimi me energji elektrike është i plotë në të gjithë qarkun. Niveli i lumit Vjosë është matur në 2.3 metra në Përmet dhe 3.5 metra në urën e Memaliajt.
Situata në bashki:
Libohovë: Aksi Suhë–Poliçan, në vendin e njohur si “Shkëmbi i Dallëndyshes”, është bërë i kalueshëm për automjetet. Po ashtu, vijon puna në aksin Sheper–Poliçan (njësia adm. Zagori), e cila do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
Dropull: Është vënë në funksion segmenti rrugor Glinë–Nepravishtë, duke mundësuar lëvizjen e mjeteve nga banorët e 6 fshatrave.
Gjirokastër: Në aksin Kolonjë–Golëm (njësia adm. Picar), punimet e rikonstruksionit kanë hasur bllokime të shpeshta për shkak të skarpatave malore të paqëndrueshme. Kontraktori është tërhequr përkohësisht, deri në përmirësimin e motit.
Situata në bashkitë e tjera të qarkut paraqitet e qetë.
/rtsh.al/
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...