Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se takimet e sotme në Gjenevë kanë qenë “më produktivet dhe më domethënëset” e procesit të deritanishëm të paqes.
Ai njoftoi se ekipi amerikan po bën disa ndryshime në planin e paqes, të cilat duket se bazohen në sugjerimet e delegacionit ukrainas. Rubio shtoi se puna ende nuk ka përfunduar, por ka pasur përparim të dukshëm.
Sipas tij:
“Kemi një dokument shumë të mirë pune, i ndërtuar mbi kontributet e të gjitha palëve të përfshira. Sot i kaluam pikë për pikë disa prej çështjeve dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë.
Tanimë ekipet tona janë kthyer në dhomat e tyre për të punuar mbi disa nga sugjerimet që na u paraqitën, me shpresën për të ngushtuar më tej diferencat dhe për t’u afruar drejt diçkaje me të cilën si Ukraina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, do të jenë të kënaqura.”
Rubio theksoi se çdo plan paqeje kërkon miratimin e presidentit Donald Trump, por u shpreh “i qetë” për këtë proces. / abcnews.al /
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...