Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e cila u shpërnda dy ditë më parë, i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth dy milionë euro vetëm për paga të deputetëve dhe stafit të tyre politik, pavarësisht se ligjvënësit nuk nxorën as edhe një vendim nga prilli deri në shpërndarje.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm për pagat e deputetëve nga 15 prilli deri në fund të tetorit janë shpenzuar 1.37 milionë euro, ndërsa 571 mijë euro të tjera kanë shkuar për pagat e asistentëve të tyre politikë.
Gjatë kësaj periudhe, legjislatura e shpërndarë ka mbajtur vetëm një seancë konstituive, dy séance për zgjedhjen e Qeverisë dhe një seancë të jashtëzakonshme. Në asnjërën nga to nuk është miratuar ndonjë vendim.
Megjithëkëtë, deputetët do të marrin pagë edhe për 20 ditët e mbetura të nëntorit, shpenzim që ende nuk figuron në raportin financiar të Kuvendit, raporton RTK.
Ligji për detyrat dhe përgjegjësitë e deputetit parasheh edhe beneficione të tjera. Neni 16 garanton kompensim kalimtar, që do të thotë se secili deputet, nga dita e përfundimit të mandatit, ka të drejtë të marrë pagë bazë prej 1.914 euro për 12 muaj, që i bie, që buxhetit të shtetit, një deputet i kushton 22.968 euro në vit.
Kjo pagë ndalet vetëm nëse ish-deputeti fillon të punojë apo del në pension. Në rast se nuk përfitojnë të hyra të tjera, 120 deputetë sa i ka Kuvendi, buxhetit të shtetit do t`i kushtojnë rreth 3 milionë euro, pa përfshirë asistentët dhe benefitet e tjera.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...