
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale, pasi gjyqtari i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes akuzoi e atë për manipulimin e byzylykut elektronik të kyçit të këmbës, një veprim që dyshohet të ketë qenë përpjekje për arratisje.
Bolsonaro, i dënuar me 27 vite e gjysmë burg për tentativë grushti shteti dhe akuza të tjera të rënda, u mor nga shtëpia e tij në Brasilia në orët e para të mëngjesit.
De Moraes urdhëroi paraburgimin e tij, duke përmendur rrezikun e arratisjes, madje edhe mundësinë e strehimit në Ambasadën e SHBA-ve, e cila gjendet rreth 13 kilometra larg apartamentit të Bolsonaros.
Sipas gjyqtarit, manipulimi i pajisjes së monitorimit ka ndodhur gjatë një eventi të organizuar nga djali i tij, Flavio.
De Moraes e konsideron Bolsonaron si organizator të një komploti të gjerë pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022, përfshirë edhe plane për atentate ndaj figurave të larta shtetërore. Ngjarjet pasuese kulmuan me sulmin ndaj ndërtesave qeveritare më 8 janar 2023.
Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër masat ndaj Bolsonaros, duke i quajtur “gjueti shtrigash” dhe duke reaguar me tarifa të larta tregtare kundër Brazilit.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...