Faqja meteorologjike Crometeo ka publikuar një video nga zonat pranë Splitit dhe Klisit, ku shihet se disa vetura kanë ngecur në borë, duke krijuar situata të vështira për drejtuesit e makinave dhe duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në rrugë.
“Takimi vjetor i adhuruesve të gomave verore pranë Splitit,” shkruan faqja pranë videos së publikuar, duke ironizuar mbi faktin se shumë drejtues nuk e kanë marrë seriozisht nevojën për goma dimërore, pavarësisht kushteve të motit.
Edhe pse Dalmacia zakonisht nuk përfshihet në zonat ku pajisjet dimërore të veturave janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 prill, kjo detyrë bëhet e detyrueshme sapo shpallen kushtet dimërore.
Kjo ndodh kur ka prezencë të dëborës ose akullit në rrugë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e aksidenteve në qarkullim, raporton index.hr.
Me pajisje dimërore nënkuptohen goma dimërore të tipit M+S ose katër goma verore me të paktën 4 mm profil, si dhe zinxhirë dëbore që duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për t’u vendosur në rrotat e makinerisë që lëviz.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e makinave që të përgatiten paraprakisht dhe të mos nisen në udhëtime të gjata pa kontrolluar gjendjen e rrugëve dhe pajisjet dimërore, për të shmangur situata të rrezikshme në rrugë.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...