Një grup liderësh evropianë po punon sipas raportimeve për një version alternativ të planit për përfundimin e luftës ruso-ukrainase, i cili ofron kushte më të drejta për Ukrainën sesa ato të përfshira në dokumentin e hartuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.
Liderët evropianë synojnë që të bindin Ukrainën të mbështesë këtë plan, duke theksuar se përfshin kushte më të favorshme për Kievin, sipas raportimeve të Wall Street Journal. Pritet që puna mbi këtë plan të përfundojë brenda disa ditësh, ndërsa detaje të tjera mbi dokumentin evropian nuk janë publikuar ende.
Mediat amerikane dje publikuan planin amerikan të paqes, pas dorëzimit për shqyrtim Ukrainës. Plani është kryesisht copëtim i Ukrainës.
Plani 28-pikësh:
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se këto janë momentet më të vështira në histori të vendit dhe u shpreh se është para një zgjidhje të vështirë, ta pranojë planin ose ta humbë aleatin kyç (SHBA-në).
Në një prononcim nga Shtëpia e Bardhë, Trumpi i dha afat Ukrainës deri të enjten ta pranojë planin.
Plani u prit pozitivisht nga presidenti rus Vladimir Putin.
Vuçiq del garant: Dhjetëra mijëra ton naftë do të nxirren ng...
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...