Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, i cili u kap duke transportuar me automjet rreth 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar kanabis, që dyshohet se do të trafikoheshin drejt Kosovës.
Automjeti dhe lënda narkotike janë sekuestruar si prova materiale.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku gjatë kontrollit policia ndaloi veturën tip “Skoda” dhe sekuestrimi u krye menjëherë.
“Hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e të tjerëve të implikuar vazhdojnë, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...