Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac të Serbisë.
Voca ishte raportuar si person i zhdukur më 19 nëntor nga bashkëshortja e tij në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut. Sipas informacioneve zyrtare, trupi i tij i pajetë ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit.
MPJD thotë se është vënë në koordinim me institucionet relevante të Kosovës për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit në vend. Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat.
Ministria thekson se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin çdo veprim të kërkuar për trajtimin e rastit me seriozitet dhe urgjencë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...