Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “do ta ruajmë dhe mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm tek drejtësia në Gjykatën Kushtuese”.
Kryeministri Rama tha se “pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv/kryeministres drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e qeverisë në mungesë të Kryeministrit është një tjetër shfaqje e pikërisht atyre dobësive që përmenda më lart dhe një pushteti krejt të ri dhe e reflekseve antidemokratike që përmenda po ashtu më lart”./Atsh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...