Në kuadër të samitit “Rruga jonë drejt BE”, Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte, 21 nëntor, në Tiranë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.
Gjatë pritjes zyrtare në Pallatin e Brigadave, Rama u takua gjithashtu me përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit, përfshirë edhe përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës, kryeministrin në detyrë e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski, si dhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, të cilët marrin pjesë në samit si pjesë e diskutimeve për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.
Samiti synon të thellojë dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në proceset e reformave, projektet e përbashkëta dhe sfidat rajonale në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Gjatë pritjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor për të marrë pjesë në samitin “Rruga drejt BE-së” që u zhvillua në Tiranë, Rama ka shkëmbyer edhe batuta me gazetarët e pranishëm, ku një ndër ngacmimet e tyre ishin raporti që kishte me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
“E keni bërë si telenovelë a e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode”, tha Rama.
Lidhur me pyetjet e tjera, Rama tha se mund t’i adresojnë gjatë konferencës për shtyp që do të ketë pas samitit.
“Sot po presim miq te bëjmë konferencën edhe do e keni te drejtën e fjalës. Nëse bëni pyetje pa britma dhe brenda edukatës së qytetarit e keni gjithmonë përgjigjen”, tha Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...