Ujësjellësi “KRU Prishtina” ka bërë të ditur se reshjet e shiut kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Badovcit dhe Batllavës.
Sipas njoftimit, liqeni i Badovcit ka shënuar rritje të nivelit të ujit për 1. 3 metra, ndërsa liqeni i Batllavës për 1.4 metra, raporton Arbresh.info.
“Si rezultat i reshjeve , niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sot, sipas “KRU Prishtina”, situata është përmirësuar dukshëm, dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...