Tre fëmijë nga Ferizaj, dje e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici.
Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të Fëmijëve presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i priti ata në takim.
Ajo tha se Diar, Anik dhe Rajana Terziu dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie.
“Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale. Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit”, tha Osmani.
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...
Asnjë viktimë në trafik, mbi 800 gjoba të shqiptuara brenda ...
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut