Mëngjesin e sotëm u raportua për një zjarr masiv në një objekt në Ferizaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi qysh herët që fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky incident.
Për Arbresh.info, Veseli pohoi se deri më tani, ekipet e zjarrfikësve nga Ferizaj dhe nga komunat e tjera përreth po vazhdojnë punën intensive për të lokalizuar zjarrin.
Veseli po ashtu bëri me dije se angazhimit për shuarjen e zjarrit i janë bashkëngjitur edhe disa kompani private, me auto-betonjerka.
“Po ashtu, në terren kanë dalë ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, për të koordinuar veprimet” deklaroi Veseli.
Ai shtoi se policia dhe prokuroria e shtetit janë duke përcjellë nga afër zhvillimet, teksa hetimet për shkaqet e zjarrit janë në proces.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...