Rumania i ngriti avionët luftarakë të mërkurën pasi një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.
Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën.
Pjesë të dronëve të shkatërruar rusë kanë rënë disa herë në tokën rumune, pasi Moska sulmon infrastrukturën e portit ukrainas përgjatë lumit Danub, përballë Rumanisë.
Ministria tha se radari së pari kapi sinjalin e një droni 8 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë dy fshatrave në qarkun Tulcea.
Sinjali i dronit u zhduk nga radari para se të rishfaqej herë pas here për 12 minuta pranë fshatrave në qarkun Galati, shtoi ajo.
Rumania ngriti dy avionë Eurofighter – pjesë e misioneve gjermane të kontrollit ajror në Rumani – dhe më pas dy avionë luftarakë rumunë F-16, si dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore Tulcea dhe Galati që të kërkonin strehim, tha Ministria.
Ministria shtoi se nuk ka marrë njoftime për dronë që kishin goditur tokën brenda Rumanisë.
Polonia, vend anëtar i NATO-s që kufizohet me Ukrainën perëndimore, i mbylli shkurtimisht aeroportet Rzeszov dhe Lublin në juglindje të vendit dhe ngriti avionë polakë dhe aleatë si masë paraprake për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore./rel
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...