Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka dhënë porosi të forta për Serbinë. Gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, kryediplomati nga Berlini i ka bërë të qartë palës serbe.
“Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë gati që të jenë partnere të Serbisë në rrugën e saj drejtë BE-së, por që të jetësohet përparim në këtë çështje, është i pakapërcyeshëm dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nën udhëheqjen e BE-së”, tha Wadephul.
Shefi i diplomacisë gjermane po ashtu u kujtoi të dyja shteteve sikur Republikës së Kosovës, ashtu dhe Serbisë se Marrëveshja e Ohrit e arritur më 18 mars 2023, duhet të zbatohet dhe se kjo vlen si për Serbinë ashtu dhe për Kosovën.
Wadephul të martën pasdite zbarkon në Prishtinë ku mes tjerash takon presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Qysh në nisje të turnet diplomatik në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, top diplomati i Gjermanisë e bëri të qartë se Berlini “ do punoj fortë që të gjitha shtetet e rajonit të anëtarësohen në BE” sepse sipas tij të gjitha këto vende e kanë vendin në familjen e madhe evropiane.
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë/ Arrestohen pesë per...
Aksion antidrogë në Ferizaj, arrestohen dy persona
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”| Rama flet për Trump...
Policia në Ferizaj shton kontrollet në trafik, shqiptohen 19...