Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të partisë veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktarin, një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim u shpreh mirënjohja për kontributin e jashtëzakonshëm të Bajraktarit në afirmimin e çështjes kombëtare të Kosovës për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin, si dhe për rolin e tij në forcimin e pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare. Kryetari i LDK-së vlerësoi veçanërisht angazhimin e tij në kohët më të vështira, kur ai përfaqësoi me dinjitet të drejtat e popullit të Kosovës para institucioneve amerikane.
Abdixhiku, në një postim në Facebook, ka thënë se Bajraktari, si mbështetës i palëkundur i Kosovës qysh në vitet e hershme, ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin Ibrahim Rugova, duke artikuluar kauzën e vendit tonë para politikëbërësve amerikanë, në një periudhë kur Kosova kishte nevojë jetike për aleatë dhe miq.
Kryetari i LDK-së e falënderoi Bajraktarit për kontributin e vazhdueshëm dhe e përshkroi atë si një mik të madh, zë të fuqishëm dhe mbështetës të paepur të Kosovës.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai