Policia në Vietnam po ndjek penalisht një gazetar dhe redaktor të faqes së lajmeve me bazë në Berlin, i njohur për raportet kritike rreth udhëheqësve të kombit të Azisë Juglindore, duke e akuzuar atë për aktivitete anti-shtetërore, thanë autoritetet.
Pavarësisht reformës së gjerë ekonomike dhe rritjes së hapjes ndaj ndryshimeve shoqërore, Partia Komuniste në pushtet e Vietnamit mban censurë të rreptë mediatike dhe toleron pak kritika, veçanërisht në prag të kongresit të saj pesëvjeçar, i cili është caktuar për në janar, raporton Reuters.
Gazetari, Le Trung Khoa, 54 vjeç, u akuzua për “bërje, ruajtje, përhapje informacioni, materialesh, sendesh me qëllim kundërshtimin e shtetit”, tha ministria e sigurisë publike e Vietnamit në një deklaratë të hënën.
Autoritetet kanë miratuar vendimin për të ndjekur penalisht Khoa-n dhe një urdhër për ta arrestuar atë, shtoi ajo.
Khoa, kryeredaktor i faqes së lajmeve Thoibao.de, tha të martën se përpjekja për ta ndjekur penalisht ishte një “farsë” qeveritare dhe pjesë e strategjisë së saj kundër faqes së lajmeve, e cila nuk mund të aksesohet nga Vietnami dhe nuk i nënshtrohet censurës së saj.
Ministria tha se Khoa mban një pasaportë vietnameze. Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Khoa tha se ai ishte gjithashtu gjerman.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...