Me autorizim të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Petrit Kryeziu, ka marrë pjesë sot në procesin e shkatërrimit të substancave narkotike, të konfiskuara dhe të sekuestruara në raste të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës, në përputhje me procedurat standarde të veprimit, shkruan Arbresh.info
Gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:
• Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram
• Kokainë: 886.89 gram
• Heroinë: 7 kg e 788.7 gram
• Bimë kanabis: 8 copë
• Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram
• Kërpudha narkotike: 155.7 gram
• Monedha të letrës: 160 euro
• Valixhe (çantë): 3 copë
Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë.
Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian./Arbresh.info

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit