Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza në konferencën pas konventës foli edhe për çështjen e Ramiz Lladrovcit, duke thënë se janë të hapur t’i bisedojnë të gjitha çështjet.
Ai u shpreh se ka gjithmonë mundësi për t’u kaluar hatërmbetjet e momentit.
“Sa i përket çështjes së z.Lladrovci, ne jemi të hapur t’i bisedojmë të gjitha çështjet. Normalisht që ne kemi interes që të gjithë ata që kanë qenë, çfarëdo faze të historisë të zhvillimit dhe ecjes së PDK-së, me qenë brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe të vazhdojmë kontributin”.
“Hatërmbetjet e momentit, hatërmbetjet e caktuara gjithmonë ka rrugë dhe mundësi për t’i kaluar dhe unë do t’i dëgjojë të gjithë me kujdes, me seriozitet dhe me sinqeritet”, u shpreh ai.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...