Komisionerja Marta Kos, i ka dhuruar një dhuratë simbolike kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me rastin e hapjes së gjashtë grupkapitujve, që shënon një hap të rëndësishëm të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.
Në fjalën e saj, Kos shpjegon pse zgjodhi ajo një dhuratë aq simbolike për Ramën.
“Dua të shtoj ca fjalë personale për gëzimin tim. Çelja e të gjashtë grupkapitujve në 13 muaj është deklarata më e fortë e angazhimit tuaj personal i dashur Edi”,
“Jemi të dy fëmijë të një rajoni, ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Dhe kur jemi takuar për herë të fundit në dhjetorin e kaluar, më sollët dhuratë, një kanaçe të dekoruar të ‘Coca-Cola’, që vinte në një kuti me mbishkrimin ‘një herë e një kohë ishte dhurata më e gëzuar, edhe kur ta jepnin bosh’. Dhe çka është më tepër, ka edhe skicimet tuaja të printuara.
“Për ta kremtuar këtë moment, kemi kthyer dhuratën tuaj në një dhuratë feste, të gjithë ata prej nesh që janë rritur pas perdes së hekurt, e dinë se çfarë gjëje misterioze ishte ‘Coca-Cola’, dhe mu kujtua një libër që lexova. Ka një fragment ku dy familje shqiptare zihen paska për në kanaçe bosh të ‘Coca-Cola’. Libri i sjell në jetë 40 vitet e fundit shqiptare, duke ilustruar reformat dhe sa larg keni ecur”, u shpreh ajo.
“Të sigurohemi që liria do të qëndrojë mbi popullin shqiptar, të lirë në Evropë. Tani mund të hamë edhe tortë. Tani mund të festojmë edhe më shumë. Urime Shqipëri!”.
Megjithatë, Edi Rama, ua ktheu dhuratën me një dhuratë të tij të personalizuar.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...