Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, ka marrë para disa javësh një urdhër penal për armëmbajtje të paligjshme. I njëjti është në lidhje dashurie me reperen me prejardhje kosovare, Loredana.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se policia i ka gjetur tek 23-vjeçari dy shufra goditëse dhe një elektroshok.
“Ky urdhër-arresti u lëshua nga gjykata e qarkut në Wetter dhe u bë ligjërisht i detyrueshëm më 30 tetor 2025”, konfirmoi Prokurori i Lartë Publik, Michael Burggräf.
Ai iu referua lojtarit si një “lojtar profesionist 23-vjeçar” për median gjermane.
Sipas kësaj, lojtari i Kombëtares gjermane duhet të paguajë 450 mijë euro shtetit. Ai këtë do ta paguajë me 60 këste me nga 7 mijë e 500 euro.
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...