“Kokaqja” dhe “Tezja Gane” në “Weekend” në Klan Kosova kanë rikthyer nostalgjinë e serialit “Kafeneja Jonë”.
Ata kanë theksuar se nuk ka një rikthim të plotë të serialit, por janë pjesë e një reklame të re.
Irena Aliu, që luan rolin e “Tezjes Gane”, ka shpjeguar se ky është një “kthim i vogël” për një reklamë të veçantë.
“Është e pamundur me bë një personazh komplet të ri që s’i përngjan vetës, ia kam dhanë sharmin”, tha Irena.
Fatos Kryeziu, i njohur si “Kokaqja”, e komentoi me humor faktin që ai, Irena dhe Teuta Krasniqi nuk janë plakur, duke shtuar: “Nuk jemi suravë.”
Ai gjithashtu ka shtuar se, përtej reklamës, ata kanë biseduar me producentin e serialit dhe aktorët për mundësinë e një rikthimi të mundshëm.
Kryeziu tha se, sipas të gjitha gjasave, producenti Shkumbin Istrefi është duke punuar në një film të bazuar në serialin “Kafeneja Jonë”.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj