Një person është arrestuar në Stanqiq të Gjilanit për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë bastisjes në një nga pronat e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë AK-47 si dhe rreth 137 fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Stnqiq, Gjilan 15.11.2025 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në një nga pronat e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë AK-47, rreth 137 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...