Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale D.B., i cili tentoi të vrasë djalin e tij.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i dyshuari akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“I dyshuari D.B., muaj më parë dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij,” thuhet në njoftim.
I njëjti është arrestuar dje, më 14 nëntor, dhe nga arrestimi, me vendim të prokurorit, gjendet në mbajtje.
Spanja godet rrjetin e drogës, kapen 30 tonë kokainë
Limaj i shkruan Bedri Hamzës: Nisma e gatshme për t’iu bashk...
Haxhiu dekreton një sërë ligjesh, përfshirë anëtarësimin në ...
Isufaj pret delegacion amerikan e ndërkombëtar, në fokus sun...
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrej...
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...