Qeveria ka parashikuar që në buxhetin e vitit të ardhshëm paga minimale të shkojë në 500 euro. Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një dëgjese publike me qytetarët e Tiranës në Njësinë nr. 3 se ajo do të prekë të gjithë punonjësit në sektorin publik dhe privat.
“Në buxhetin e vitit që po troket qysh nga janari paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë dhe që sot e kanë 400 euro, do të shkojë në 500 euro. Do të jetë paga minimale jo vetëm e atyre që punojnë në sektorin publik. Do të jetë për të gjithë shqiptarët që punojnë. Paga minimale 500 euro është hapi i parë i mandatit të ri. Brenda mandatit të katërt jemi zotuar që pagën minimale të çojmë në 700 euro. Do ta bëjmë hap pa shapi gjatë këtij mandati”, tha Rama.
Ai theksoi se Shqipëria do të vijojë deri në vitin 2029 që të mos e taksojë biznesin e vogël.
“Do vazhdojmë të jemi vendi i vetëm, rast unikal, këtë e kemi bërë me vetëdije të plotë dhe strategji të plotë për të ndihmuar ekonominë familjare, vendi ku nuk ka taksë për biznesin e vogël dhe ku biznesi i vogël nuk paguan tatim fitimi. Kështu do vazhdojmë ta mbajmë siç jemi zotuar deri në fund të këtij mandati 2029. Biznesi i vogël do vazhdojë të paguajë vetëm kontributet shëndetësore dhe shoqërore për çdo të punësuar”, tha ai.
Kreu i qeverisë foli edhe për investimet në shëndetësi dhe fondin e posaçëm që do të krijohet për barnat për pacientët e onkologjikut. Ai vuri theksin edhe te marrëveshja e bërë gjatë mbledhjes ndërqeveritare me Italinë që do të sjellë bashkëpunimin e QSUT-së me institucione të njohura spitalore në Itali.
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...