Policia e Shtetit ka nisur aksionet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vrasjes së Gilmando Danit dhe plagosjes së efektivit të AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri), rast ky i ndodhur më 12 nëntor në Rinas të Tiranës.
Gjatë një operacioni këtë të premte në fshatin Nikël në Rrethin e Krujës, është zbuluar një arsenal i konsiderueshëm armësh dhe municioni, i cili dyshohet të ketë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.
“Gjatë kontrolleve u zbulua një banesë në fshatin Zall, ku u gjetën: -3 kallëpë tritol; -12 granata dore sulmuese; -sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina); -3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; -4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; -6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; -2 kg e 25 gramë Cannabis”, njofton policia.
Pronari i banesës, shtetasi Ylli Zalla, 48 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon intensivisht për kapjen e tij dhe për të zbardhur lidhjen e mundshme me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Operacioni, sipas Policisë, është ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025.
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq