Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni kanë firmosur marrëveshjen dypalëshe mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.
Nëshkrimi i kësaj marrëveshje vjen pas takimit dypalësh të mbajtur në Romë në Villa Doria Pamphilj, mes kryeministrave Rama dhe Meloni.
Më herët kryeministri Rama u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa pritet gjithashtu dhe mbajtja e samitit të parë ndërqeveritar mes dy vendeve.
Delegacioni shqiptar i cili shoqëron Kryeministrin Rama, përbëhet nga: Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali; Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu; Ministri i Financave Petrit Malaj; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda; Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala; Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj; Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Ndërsa delegacioni italian përbëhet nga Ministrat Tajani, Piantedosi, Nordio, Crosetto, Gilberto Pichetto Fratin, Giuli, Schillaci, Musumeci dhe Nënsekretarët Freni dhe Ferrante.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...