Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në Presidencë drejtorin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, së bashku me ekipin e tij.
Presidentja Osmani theksoi se Instituti është “zemra e kujtesës sonë kombëtare”, duke dokumentuar mijëra dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.
“Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është zemra e kujtesës sonë kombëtare — vendi ku ruhet e vërteta për periudhën më të rëndë të historisë sonë. Me mijëra dëshmi të mbledhura e dokumentuara, ky institucion mban gjallë kujtesën e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullit të Kosovës. Në takimin me drejtorin Atdhe Hetemi dhe ekipin e tij të përkushtuar, theksova se drejtësia për fëmijët, gratë dhe të gjitha viktimat e luftës është borxhi ynë më i madh si shtet dhe si shoqëri. Çdo jetë e humbur është kujtesë e dhimbshme se pa mbrojtur të vërtetën, pa drejtësi dhe pa kujtesë – nuk ka paqe të vërtetë”.
“Instituti nuk është vetëm arkiv – është ndërgjegjja e kombit tonë, dëshmia e sakrificës mbi të cilën u ngrit liria jonë. Prandaj, e vërteta e dokumentuar do të dëgjohet dhe do të jetojë. Ftoj çdo qytetar, studiues, e çdo të ri të vendit të mbrojë dhe të ruajë këtë kujtesë. Sepse historia nuk harrohet – ajo tregohet e mbrohet, me dinjitet dhe me të vërtetën si themel”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...