Presidenti amerikan Donald Trump ka shfaqur anën e tij të zakonshme plot humor gjatë vizitës së presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë takimit në Zyrën Ovale, Trump ka vendosur të prezantojë parfumin e tij “Victory 47”, duke e spërkatur mbi veten, mbi al-Sharaa-n dhe madje edhe mbi përkthyesin.
Më pas, Trump i dhuroi homologut sirian një shishe të parfumit luksoz, i cili shitet për 249 dollarë në faqen zyrtare të “Trump Fragrances”. Ai madje tha se kishte përgatitur një shishe tjetër për gruan e tij, pasi ekziston edhe një version për femra me të njëjtin emër.
Gjatë bisedës, presidenti amerikan e pyeti al-Sharaa-n se sa gra kishte. Kur ky i fundit u përgjigj se kishte vetëm një, Trump bëri shaka duke e goditur lehtë në shpatull dhe duke thënë: “Me ju, nuk e di kurrë.” Më pas, ai u rikthye sërish te kjo batutë, duke shtuar se al-Sharaa kishte vetëm një grua “për momentin”.
Trump ka lançuar parfumin “Victory 47” për meshkuj dhe femra më herët gjatë këtij viti, duke e përshkruar aromën si simbol të “Fitores, Forcës dhe Suksesit”.
Ky nuk është produkti i parë i tillë nga ish-presidenti amerikan. Ai publikoi parfumin e tij të parë “Donald Trump the Fragrance” në vitin 2004, ndërsa më pas solli linjat “Success” dhe “Empire” gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2015.
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...