Qyteti gjerman i Magdeburgut ka ndaluar tregun tradicional të Krishtlindjeve për shkak të frikës së rrezikut të sulmeve terroriste, raporton Bild.
Vendimi u mor nga autoritetet e Saksonisë-Anhalt, shtetit federal ku ndodhet qyteti, duke shkaktuar një konflikt me bashkinë e Magdeburgut, e cila kishte planifikuar ta mbante ngjarjen si zakonisht.
Vitin e kaluar, një burrë nga Arabia Saudite kreu një sulm terrorist në Magdeburg, duke drejtuar makinën drejt një turme dhe duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një fëmijë.
Kryebashkiakja Simone Borris kritikoi ndalimin, duke thënë se parandalimi është përgjegjësi e shtetit dhe jo policisë.
“Nëse mbajtja e një tregu Krishtlindjesh konsiderohet si krijim i një objektivi të mundshëm për një sulm terrorist, atëherë ne në thelb po shpallim çdo festë të qytetit një kërcënim. Parandalimi i terrorizmit është përgjegjësi e shtetit dhe policisë – jo e bashkive”. /
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...