Një ushtar kosovar, i cili po ndihmonte në trajnimet e personelit të ushtrisë ukrainase, akuzohet për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje në Norfolk, Mbretëria e Bashkuar.
Sipas BBC-së, B.H, 28 vjeç, nga kampi West Tofts në Thetford, i ka mohuar tre akuzat që rëndojnë ndaj tij për perdhunim dhe sulm seksual.
“Sulmi i dyshuar ndodhi përgjatë një shtegu midis ‘Prince of Wales Road’ dhe ‘Riverside Retail Park’, rreth orës 23:30 më 17 shtator. Ai është lënë në paraburgim në ‘Norwich Crown Court’ deri në fillimin e gjyqit më 7 prill, i cili pritet të zgjasë pesë ditë”, shkruan BBC.
Nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë konfirmuar për RTKlive se ushtari është suspenduar dhe se janë duke pritur zhvillimin e procesit.
“Pasi që jemi njoftuar nga pala britanike për rastin në fjalë, FSK ka marrë masat bazuar në aktet ligjore në fuqi, është suspenduar dhe jemi duke pritur procesin në lidhje me rastin”, ka thënë zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi.
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...