Bali Hoxha, 28-vjeçar, nga Drenasi ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke u akuzuar në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe për dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.
Ai ishte nisur me një ekip ushtarësh për një trajnim disa mujor në “West Tofts Camp” në Thetford. Më 17 shtator dyshohet se i ka kryer veprat penale.
Klan Kosova ka pranuar përgjigje nga zyra e komunikimit të policisë në Norfolk, e cila ka konfirmuar arrestimin e tij dhe ka njoftuar se i njëjti do të paraqitet më 7 prill të vitit 2026 në Gjykatën e Kurorës në Norwich.
“Incidenti ndodhi rreth orës 23:30, të mërkurën, më 17 shtator 2025, përgjatë shtegut midis rrugës Prince of Wales dhe parkut tregtar Riverside. Një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual dhe është dërguar në Qendrën e Hetimit të Policisë Wymondham për t’u marrë në pyetje”, thuhet në përgjigjen e policisë së Norfolk.
I paraqitur sot para gjykatës përmes një videolidhjeje, ai ka mohuar të ketë kryer këtë vepër penale.
Ndërkaq, në gjykatë u vendos që i njëjti të mbetet në paraburgim. Po ashtu, gjyqtarja e rastit, Katharine Moore, ka urdhëruar që ushtarakut t’i sigurohet një përkthyes në gjuhën shqipe, në mënyrë që të vazhdohet më tej procedura kundër tij.
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...