Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës ka bërë thirrje për protestë masive, të cilën do ta mbajnë nesër pasi që nuk po marrin pagën.
Përmes një komunikate për media sindikata thotë se kjo është thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët, pa dallim sektori, pozite a po përvoje.
Sipas njoftimit, protesta pritet të nisë në ora 11:15.
“Nesër, më 13 nëntor 2025, në ora 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK). Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së. Ftojmë gjithashtu mediat e vendit që ta mbulojnë këtë protestë dhe të shprehin solidaritet me punonjësit e Radiotelevizionit Publik”, thuhet në thirrjen e sindikatës.
Ata kanë thënë se nesër do të bëhet të ditura edhe veprimet e mëtejme./Arbresh.info.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...