Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj V. K për tentim vrasje.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet V.K., ka ngritur aktakuzë.
“Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme e kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin R.B., nga Gjakova, në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshje të çastit në mes tyre, papritmas i pandehuri nxjerr thikën dhe fillimisht e godet në krahun e majtë të dorës, i dëmtuari merr një shpuzore plastike të duhanit dhe e godet në pjesën e majtë të kokës, i pandehuri vazhdon duke e goditur edhe në pjesë tjera të trupit dhe atë në regjionin abdominal poshtë majtas, në vithe majtas dhe në dy krahët e duarve”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri V.K., ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së./Arbresh.info/
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...