Interi ka shënuar fitore në derbin italian ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.
“Neurazzurët” ishin më bindës për të fituar me rezultat komod 2-0.
Pas vetëm tre minutave lojë, Lautaro Martinez shënoi një supergol për ta kaluar Interin në epërsi.
I njëjti kishte një tjetër rast të mirë pak minuta më vonë, por që argjentinasi dështoi nga afërsia. Vlen të ceket se mundësi shënimi kishte edhe Sucic, por goditja përfundoi larg portës.
Vendasit vazhduan me të njëjtin ritëm edhe gjatë pjesës së dytë. Ishte Ange-Yoan Bonny që u gjend në vendin e duhur pas asistimit të Federico DiMarcos për të shënuar në portën e zbrazur dhe dyfishuar epërsinë (62’).
Interi shënoi edhe një tjetër gol, këtë herë me anë të Piotr Zielinskit megjithatë goli u anulua për pozitë jashtë loje (66’).
Interi me këtë fitore merr kreun e Serie A me 24 pikë, aq sa ka Roma ndërsa Lazio qëndron në pozitën e nëntë me 15 sosh.
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...