Një ngjarje tronditëse është zbuluar të premten pasdite të 7 nëntorit në zonën e Skourtas, Viotia, ku policia greke ka gjetur trupin e një burri të djegur dhe të prangosur në ulësen e pasme të një automjeti.
Sipas raportimeve të para, autoritetet dyshojnë se viktima mund të jetë me origjinë shqiptare, shkruan Euronews.al.
Hetimet paraprake tregojnë se makina ku u gjet trupi ishte vjedhur muaj më parë nga zona e Glyfadës dhe mbante targa të falsifikuara, që i përkisnin një automjeti të së njëjtës markë nga Pieria. Automjeti i djegur u pikas nga një gjuetar, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Rasti është marrë në dorë nga Departamenti i Hetimit të Krimit të Organizuar – i njohur si “FBI-ja greke” – ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë identitetin e viktimës. Vlerësimet fillestare sugjerojnë se vdekja ka ndodhur rreth dy ditë përpara se makina të zbulohej.
Një pistë e mundshme që po shqyrtohet lidhet me zhdukjen e një shtetasi të huaj nga Atika, i cili kishte lajmëruar familjarët se do të udhëtonte drejt zonës së Villës. Sipas burimeve policore, ai nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet.
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...