Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se ndarja e 100 eurove për studentë pesë ditë para zgjedhjeve lokale, sipas tij, është vijimësi e skemës së keqpërdorimit të parasë publike si instrument elektoral.
Tutje, përmes një postimi në Facebook, Cakolli thotë nëse qëllimi do të ishte mbështetja e studentëve, ajo ndihmë do të ishte dhënë më 15 shtator, atëherë kur dhe ka nisur viti akademik.
Postimi i plotë:
Ndarja e 100 eurove për studentë pesë ditë para zgjedhjeve lokale, dhe ekzekutimi i këtyre mjeteve sot, tri ditë para balotazhit – është vijimësi e skemës së keqpërdorimit të parasë publike si instrument elektoral.
Tek e fundit, viti akademik ka filluar më 15 shtator, gati dy muaj më parë. Nëse qëllimi do të ishte mbështetja e studentëve, ajo ndihmë do të ishte dhënë atëherë, jo tani. Edhe pse, për një qeveri në detyrë, s’do të ishte e ligjshme as atëherë.
E ajo që e bën situatën edhe më problematike është normalizimi i shkeljeve të ligjit, nën arsyetimin se “është në të mirë të qytetarëve [studentëve, shërbyesve publik, kategorive sociale, a kujtdo tjetër]”. Kur shkeljet ligjore kalojnë pa reagim, ato shndërrohen në praktikë – dhe pastaj mbase nuk reagon më askush
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë