Policia e Kosovës, ka njoftuar se duke u bazuar në planin operativ të tyre, ‘’Rrjeta’’, kanë formuar pika të shumta kontrolli në hyrje dhe daljet e qytetit të Pejës, me qëllimin për parandalimin e rasteve penale dhe atyre të kundërvajtëse.
Nga PK’ja është shtuar se kjo detyrë policore është realizuar në udhëkryqe të rrugëve nacionale, rajonale dhe rrugë tjera për gjatë zonës së Pejës.
Njoftimi:
Bazuar planit operativ “Rrjeta”, plan që ngërthen në vete parandalimin e rasteve penale dhe atyre kundërvajtëse, NJRT-Pejё, me datën 05.11.2025 së bashku me ekipet policore të Stacionit policor të Pejës kemi realizuar detyra konkrete të dal nga ky plan. Janë formuar pika të shumta kontroll në hyrjet dhe daljet e qytetit të Pejës. Kjo detyrë policore është realizuar në udhëkryqe të rrugëve nacionale, rajonale dhe rrugë tjera për gjatë zonës së Pejës, gjatë këtij aktiviteti policor janë kontrolluar shumë automjete te të gjitha llojeve, janë legjitimuar disa persona, si dhe janë lëshuar një numër i fletë gjobave për vozitës që kanë ra në kundërshtim më ligjin. E gjitha kjo është kryer duke respektuar legjislacionin në fuqi, çdoherë duke punuar në parandalim të veprave të ndryshme penale dhe në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek qytetarët gjegjësisht tek vozitësit e automjeteve në rrugë, se jemi në prag të hyrjes së sezonit dimëror të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit, si dhe të jenë të përgatitur me të gjitha pajisjet e nevojshme për qarkullim në rrugë.
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...